Средба Спасовски-Кожуваровска: Се зголемува безбедноста во сообраќајот, договорени кампањи на МВР и РСБСП за уште побезбеден сообраќај – Takimi Spasovski-Kozhuvarovska: Po rritet siguria në komunikacion, fushatat e dakorduara të MPB-së dhe KRSKRR-së për komunikacion edhe më të sigurt
Sot, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, realizoi takim pune me kryetaren e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, znj. Gordana Kozhuvarovska. Ministri Spasovski u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me KRSKRR-në, ndërsa znj. Kozhuvarovska potencoi se siguria në komunikacion është prioriteti kryesor i përbashkët.
Statistikat tregojnë se në vitin 2020, zvogëlimi i numrit të fatkeqësive në komunikacion dhe viktimave në fatkeqësitë e komunikacionit është i dukshëm, ndërsa këto trende janë akoma të dukshme në janar 2021. Në janar 2021 ka zvogëlim të viktimave në fatkeqësitë e komunikacionit me 56 për qind, krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Kishte katër viktima në janar të këtij viti, ndërsa kishte nëntë viktima në janar 2020. Numri i përgjithshëm i fatkeqësive të komunikacionit në janar është zvogëluar me 19 për qind. Viti 2020 është përsëri viti me numrin më të ulët të viktimave në histori – 125 dhe nëse bëhet analizë, është e qartë se nga viti 2017 ky numër po zvogëlohet vazhdimisht. Bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se me përpjekje dhe angazhime të përbashkëta, mund të arrihen rezultate edhe më të mira në fushën e komunikacionit dhe, mbi të gjitha, zvogëlimin shtesë të numrit të viktimave. Për atë qëllim, kanë rënë dakord për një sërë fushatash parandaluese, të cilat duhet të fillojnë muajin që vjen.