Како законот за безбедност на сообраќајот на патиштата го регулира проблемот со прскање пешаци – Si Ligji për siguri në komunikacionin rrugor e rregullon problemin e spërkatjes së këmbësorëve
Shiu i rrëmbyeshëm që bie vazhdimisht këto ditë, si dhe çdo vjeshtë, shpesh krijon probleme serioze në komunikacion. Këmbësorët shpesh janë “viktima” të shoferëve të pamatur dhe të papërgjegjshëm.
KRSKRR-ja bëri një analizë të shkurtër se si rregullohet ky problem në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor dhe çfarë rezultatesh jep zbatimi i tij në praktikë.
Si Ligji e rregullon këtë çështje?
Në nenin 124 paragrafët 2 dhe 3 të “Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor” (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 169/15), parashihet:
(Neni 124, paragrafi 2) Shoferi që drejton automjet në korsi me ujë, është i detyruar ta përshtasë ngasjen në mënyrë që mos t’i spërkasë këmbësorët, çiklistët, biçikletat me motor ndihmës, mopedët, motorciklët, triciklët, katërciklët e lehtë dhe katërciklët.
Sa është dënimi për shkeljen e ligjit?
(Neni 124, paragrafi 3) Urdhërpagesa e detyrueshme me gjobë në shumë prej 35 euro në kundërvlerë në denarë në procedurë të detyrueshme do t’i lëshohet, përkatësisht do t’i regjistrohen 15 pikë negative në përputhje me dispozitat e këtij ligji, shoferit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat nga paragrafi (2) i këtij neni.
Kryerësi i kësaj kundërvajtjeje, të cilit i është lëshuar urdhërpagesa e detyrueshme, mund ta paguajë gjobën brenda tetë ditëve ose brenda 30 ditëve nga skadimi i afatit për pagimin e gjobës për të regjistruar pikë negative sipas vendbanimit. Nëse kryesi nuk e paguan vullnetarisht gjobën ose nuk regjistron pikë negative, urdhërpagesa e detyrueshme ka fuqinë e dokumentit ekzekutiv dhe dorëzohet tek organi kompetent për realizimin e detyrueshëm.
Konstatimi i kundërvajtjes:
Në pajtim me Ligjin për kundërvajtje (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 124/15), nëse kundërvajtja konstatohet nga nëpunësi policor – personalisht ose me ndihmën e mjeteve teknike të përshtatshme, nëpunësi policor përpilon procesverbal dhe kryerësit i lëshon urdhërpagesë të detyrueshme për pagesën e gjobës së paraparë.
Në rast se kundërvajtja nuk është konstatuar nga nëpunësi policor ose me ndihmën e mjeteve teknike të përshtatshme, këmbësori mund të parashtrojë fletëparaqitje në Stacionin Policor për të cilën përpilohet procesverbali pë pranimin e fletëparaqitjes, pas së cilës, nëse sigurohen provat e nevojshme, kryerësit të kundërvajtjes do t’i lëshohet urdhërpagesa e detyrueshme në përputhje me procedurën e theksuar.
Sa kundërvajtje janë regjistruar në vitin 2017?
Sipas të dhënave në dispozicion të Departamentit për Analizë dhe Raporte të Inteligjencës Kriminale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjatë vitit 2017 nuk janë regjistruar kundërvajtje sipas nenit 124 paragrafi 2 të Ligjit për siguri në komunikacioin rrugor.
KRSKRR-ja u bën thirrje shoferëve që të jenë të kujdesshëm dhe tolerantë ndaj këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Të gjithë ne jemi këmbësorë, ndërsa rregulli i artë në jetë dhe në komunikacion është “Mos ua bëj të tjerëve atë që nuk dëshiron të ta bëjnë të tjerët”.