Улиците и патиштата празни, црната хроника полна – РСБСП со апел за одговорно учество во сообраќајот – Rrugët urbane dhe ndërurbane të zbrazëta, kronika e zezë e mbushur – KRSKRR-ja me thirrje për pjesëmarrje të përgjegjshme në komunikacion
Duke e pasur parasysh seriozitetin e pasojave të mundshme, është e justifikuar që e gjithë vëmendja e publikut gjatë ditëve të fundit është kthyer te virusi korona. Kapaciteti i përgjithshëm shoqëror dhe institucional në vend ka për qëllim përballjen e suksesshme dhe efikase të virusit korona dhe në atë drejtim, në varësi të situatës, vazhdimisht jepen rekomandime dhe zbatohen masat që në thelb nënkuptojnë zvogëlimin e aktivitetit shoqëror dhe afarist dhe mbi të gjitha lëvizjen e kufizuar.
Si rezultat i kësaj, intensiteti i komunikacionit të motorizuar dhe jo të motorizuar është ulur ndjeshëm. Në një situatë të tillë, logjikisht, krijohen kushte për zhvillim të relaksuar, të papenguar dhe të sigurt të komunikacionit.
Por, faktet dhe statistikat tregojnë diçka tjetër. Fatkeqësisht, ditët e fundit, statistika e zezë është përsëri plot me një numër të madh të fatkeqësive të komunikacionit dhe një numër të madh të personave të vdekur dhe të lënduar në fatkeqësi komunikacioni.
Në 48 orët e kaluara, dy të rinj me motocikël humbën jetën në Kavadar, një motoçiklist i lënduar në Shkup (Kozle), një cisternë e përmbysur në autostradën Shtip-Shën Nikollë, një veturë u përmbys në Shkup (Aerodrom), dhe shumë të tjerë.
Për ta bërë paradoksin dhe marrëzitë edhe më të mëdha, medie të caktuara shkruajnë për organizimin e garave të natës në Tetovë.
Në situatë kur OBSH-ja e shpalli pandeminë, në situatë në të cilën informatat për persona të rinj të infektuar dhe të vdekur për shkak të të ashtuquajturit koronavirus arrijnë çdo ditë në botë, në situatë kur kapacitetet e MPB-së dhe institucioneve shëndetësore mobilizohen maksimalisht për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, në situatë kur para të gjitha institucioneve kompetente, dhe të gjithë neve si qytetarë, përballemi me një sfidë serioze për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për t’i minimizuar pasojat e tij, për t’i përdorur bulevardet gjysmë të zbrazëta për të arritur shpejtësitë maksimale, të organizohen gara është përtej të gjitha vlerave humane dhe civilizuese.
KRSKRR-ja e dënon çdo sjellje devijante dhe të papërgjegjshme në komunikacion dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, veçanërisht rregullat e kufizimit të shpejtësisë. Me pjesëmarrje të disiplinuar dhe të përgjegjshme në komunikacion, së pari do të ndihmoni veten, do të mbroni jetën tuaj dhe shëndetin tuaj, dhe pastaj jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Jini të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm edhe si qytetarë, edhe si pjesëmarrës në komunikacion. Me sjellje të përgjegjshme në komunikacion do të ndihmoni veten, të tjerët, por do të ndihmoni edhe MPB-në dhe institucionet shëndetësore që t’u përballur më lehtë me virusin korona.
#BËHUINDËRGJEGJSHËM #NGASMEPËRGJEGJËSI