Меморандум за соработка помеѓу РСБСП и Агенцијата за безбедност на сообраќајот на патиштата на Република Србија – Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet KRSKRR-së dhe Agjencisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Republikës së Serbisë
Me iniciativë të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, përfaqësuesit e KRSKRR-së dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Republikës së Serbisë, më 23.10.2020, në Beograd, mbajtën takim pune me qëllim të avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, shkëmbimit të përvojës, njohurive dhe praktikave të mira për avancimin e sigurisë në komunikacionin rrugor në rajon dhe më gjerë.
Për atë qëllim, kryetarja e KRSKRR-së mr. Gordana Kozhuvarovska, dhe drejtoresha e Agjencisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Republikës së Serbisë, Jasmina Millosheviq, në emër të të dyja institucioneve, nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit i cili është bazë juridike për veprimin e mëtejshëm të përbashkët në disa segmente në fushën e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Në përputhje me Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Agjencia për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Republikës së Serbisë, në periudhën e ardhshme do t’i qasen bashkëpunimit më të madh të përbashkët në mënyrë që t’i avancojnë njohuritë profesionale, shkëmbimin e literaturës profesionale dhe edukative, shkëmbimin e materialeve video dhe edukative, shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe praktikave të mira, etj. Përveç kësaj, të dyja palët ranë dakord të inkurajojnë dhe avancojnë bashkëpunimin rajonal në fushën e komunikacionit rrugor dhe ranë dakord për mbështetjen e përbashkët në veprimet e të dyja institucioneve brenda organizatave ndërkombëtare në fushën e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Theks i veçantë në bashkëpunimin ndërmjet të dyja institucioneve në periudhën e ardhshme do t’i kushtohet zbatimit të përbashkët të aktiviteteve edukative parandaluese në të dyja vendet me qëllim të edukimit dhe mbrojtjes së të gjitha grupeve pjesëmarrësve në komunikacion.
Siguria në komunikacionin rrugor është problem dhe sfidë kombëtare, por në të njëjtën kohë edhe rajonale dhe globale. Të dhënat statistikore tregojnë se në vendet e rajonit të Evropës Juglindore, numri i personave të vdekur dhe të lënduar në fatkeqësitë e komunikacionit në 100,000 banorë është më i lartë në krahasim me vendet-anëtare të BE-së dhe, në përputhje me të, është e domosdoshme siguria në komunikacion dhe bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë në komunikacionin rrugor, për t’u ngritur në një nivel dukshëm më të lartë. Prandaj, theksoj se niveli më i lartë i bashkëpunimit dhe qasja e përbashkët e koordinuar ndërmjet të gjitha institucioneve kompetente në vendet e rajonit është i domosdoshëm për të avancuar sigurinë në komunikacionin rrugor në vendet në rajon dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë numrin e personave të vdekur dhe të lënduar në fatkeqësitë e komunikacionit – theksoi kryetarja e KRSKRR-së, mr. Gordana Kozhuvarovska, me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, duke theksuar se KRSKRR-ja në periudhën e ardhshme në atë drejtim edhe do të vazhdojë të veprojë.