Trotinetët elektrikë dhe elektromobiliteti janë diçka e re, diçka që është në trend, diçka e njohur dhe aktuale. Vetëm një vit më parë, i pamë trotinetët elektrikë si atraksion turistik në metropolet e mëdha evropiane, ndërsa sot ata janë tashmë këtu dhe janë të pranishëm në rrugët, trotuaret, shtigjet e biçikletave në Shkup dhe në qytetet e tjera. Prania e tyre në komunikacion sjell shumë përfitime, hap shumë alternativa për të tejkaluar problemin e rrëmujës në komunikacion, bllokimit dhe zhurmës në komunikacion, mungesës së vazhdueshme të hapësirave të parkimit, ndotjes, etj., por paraqet edhe kërcënim për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.
Në pajtim me të theksuarën, KRSKRR-ja me përkujtim mbi atë se kush, si, kur dhe ku mund të ngas trotinet elektrik, përkatësisht KRSKRR-ja përkujton se:
• Trotinet elektrik mund të ngas personi që ka mbushur 14 vjeç.
• Shoferi i trotinetit elektrik ka për detyrë ta nget trotinetin në shtegun e biçikletave ose korsinë e biçikletave, dhe nëse ato nuk janë të ndërtuar, në shtegun e këmbësorëve, përkatësisht në zonën tjetër të dedikuar për lëvizjen e këmbësorëve. (ndalohet lëvizja me trotinet në rrugë).
• Shoferi i trotinetit elektrik nuk guxon të lëvizë në shtegun, përkatësisht korsinë e biçikletave, me shpejtësi më të madhe se 25 km / orë, ndërsa në trotuar dhe shtegun e këmbësorëve, nuk guxon të lëvizë me shpejtësi më të madhe se 6 km / orë.
• Nëse dy ose më shumë shoferë të trotinetëve elektrikë lëvizin në grup, ata kanë për detyrë të lëvizin njëri pas tjetrit.
• Shoferi i trotinetit elektrik ka për detyrë të nget mjetin në mënyrën që nuk e zvogëlon qëndrueshmërinë e mjetit, përkatësisht nuk duhet t’i heq duart nga timoni, të mbahet për mjetin tjetër, të transportojë, të tërheqë ose të shtyjë sende që mund ta pengojnë ngasjen e mjetit.
• Shoferi i trotinetit elektrik nuk guxon të transportojë persona të tjerë gjatë ngasjes dhe nuk duhet të drejtojë kafshë.
• Shoferi i trotinetit elektrik duhet të mbajë helmetë mbrojtëse në kokë gjatë ngasjes së mjetit. (duhet, por nuk ka sanksion)
• Shoferi i trotinetit elektrik, nga muzgu i parë deri në agimin e plotë, si dhe në kushtet e shikimit të zvogëluar, ka për detyrë të veshë jelek reflektues gjatë ngasjes së mjetit.
• Trotineti elektrik duhet detyrimisht të ketë dritë të bardhë në pjesën e përparme dhe dritë të kuqe në pjesën e pasme.
KRSKRR-ja me thirrje: Gjithnjë kur merrni pjesë në komunikacion me trotinet elektrik, respektoni rregullat në komunikacion, për sigurinë tuaj dhe për shkak se jeni pjesëmarrës aktiv në komunikacion.