Внимавајте на велосипедистите – Kujdes për çiklistët
Duke e njoftuar ardhjen e pranverës, motin e ngrohtë dhe temperaturat e larta ditore i “mobilizuan” çiklistët. Kushtet e mira të motit kanë rritur numrin e çiklistëve në komunikacion. Megjithëse ka “heronj” që e përdorin biçikletën gjatë gjithë vitit, përsëri shumica e adhuruesve të biçikletave, i presin me padurim ditët e pranverës kur i lënë automjetet dhe lirohen nga rrëmujat dhe nervozat e komunikacionit, me kënaqësi do të bëjnë nga një shëtitje nëpër qytet me “mjetin” e tij. Derisa adhuruesit e çiklizmit janë pak a shumë të entuziazmuar nga mundësia për të shijuar ngasjen në pranverë, shoferëve gjithmonë duket se u duhet pak më shumë kohë për t’u mësuar me numrin në rritje të çiklistëve në komunikacion.
Të udhëhequr nga kjo, KRSKRR-ja me këshilla praktike për shoferët dhe me përkujtimin e dispozitave të LSKRR-së që u referohen shoferëve të mjeteve motorike ndaj çiklistëve:
• Çiklistët janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacion dhe duhet t’i respektoni si edhe pjesëmarrësit e tjerë të motorizuar dhe jo të motorizuar në komunikacion;
• Pranvera është pjesë e vitit kur numri i çiklistëve në komunikacion rritet ndjeshëm. Jini shofer i kujdesshëm dhe kujdes për çiklistët në komunikacion;
• Shoferi, përkatësisht pronari i automjetit nuk duhet të ndalojë ose parkojë automjetin në shteg biçikletash, përkatësisht korsi dhe në kalimin e shtegut të biçikletave nëpër korsi, si dhe në distancë më pak se dhjetë metra nga kalimi;
• Shoferi, përkatësisht pronari i automjetit nuk duhet të ndalojë ose parkojë automjetin në vend ku do të rrezikonte sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion ose do të ishte pengesë për rrjedhën normale të komunikacionit ose pengesë për lëvizjen e çiklistëve;
• Në zonë të rregulluar posaçërisht të komunikacionit, të destinuar për lëvizjen e këmbësorëve dhe çiklistëve, është e ndaluar të lihen automjetet që për shkak të dëmtimit, përkatësisht vjetërsimit, nuk përdoren në komunikacion (automjete të shkatërruara, të braktisura) dhe sende të tjera që pengojnë rrjedhën e komunikacionit;
• Shoferi që pret rrugën ose korsinë e biçikletave kur kthen automjetin, është i detyruar t’i lëshojë biçikletat, biçikletat me motor ndihmës, mopedët, triçikletat dhe katërçikletat e lehta që lëvizin përgjatë shtegut ose korsisë së biçikletave. Mosrespektimi i kësaj dispozite ligjore sanksionohet me gjobë në shumë prej 300 euro në kundërvlerë me denarë;
• Shoferi i cili e nget automjetin në korsi me ujë është i detyruar ta përshtasë ngasjen që mos t’i spërkat këmbësorët, çiklistët, biçikletat me motor ndihmës, mopedët, motoçikletat, triçikletat dhe katërçikletat e lehta dhe katërçikletat.
KRSKRR-ja u bën thirrje shoferëve: Biçikleta është forma më e qëndrueshme e lëvizjes nga pikëpamja ekonomike, energjetike dhe ekologjike. E redukton rrëmujën e komunikacionit, zhurmën dhe ndotjen. Çdo biçikletë e zëvendëson një automjet. Biçikleta nuk ka jastëk të ajrit dhe është shumë më e dobët dhe inferiore në lidhje me automjetin në rast të fatkeqësisë në komunikacion. Prandaj, jini shofer i kujdesshëm, respektoni çiklistët dhe mbroni nga lëndimet dhe humbjet.