РСБСП: Корисни совети за безбедно возење во есен – KRSKRR: Këshilla të dobishme për ngasje të sigurt në vjeshtë
Rrjedha e sigurt e komunikacionit varet nga shumë faktorë. Sigurisht, faktori më i rëndësishëm dhe vendimtar është faktori njeri, por nuk duhet t’i harrojmë dhe t’i injorojmë edhe faktorët e tjerë, siç janë: kushtet e motit (mjegulla, shiu, bora, breshëri), lloji i rrugës në të cilën lëvizim (autostradë, rrugë rajonale, rrugë lokale,…) ose pjesa e ditës në të cilën zhvillohet komunikacioni.
Ngasja në vjeshtë sjell shumë sfida për shoferët, veçanërisht për shoferët e rinj dhe pa përvojë. Rrugët janë të lagura, dita është më e shkurtër, shikimi zvogëlohet, mjegulla e shpeshtë, shiu, era, rrëshqitjet e tokës, kafshët në rrugë, etj.
Të udhëhequr nga kjo, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor me këshilla për shoferët se për çfarë të kenë kujdes në komunikacion dhe si të sillen në komunikacion në kushtet e vjeshtës:
• Ngasja në kushtet me mjegull
Mjegulla është dukuri karakteristike, përkatësisht dukuri e zakonshme për këtë periudhë të vitit. Prandaj, sa herë që lëvizni nëpër mjegull, ndizni dritat e mjegullës, respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe mos parakaloni derisa fusha juaj e shikimit të jetë e qartë dhe parakalimi juaj të jetë i sigurt. Mbani distancë të sigurt dhe gjithmonë jini gati për ndalim të shpejtë dhe të sigurt të automjetit.
• Vozitja e kujdesshme në shi dhe rrugë të lagura
Shiu dhe rrugët e lagura janë gjithashtu një dukuri e rregullt në vjeshtë. Prandaj, ngisni me kujdes dhe mbani në mend se rrugët e lagura e rrisin distancën e frenimit të automjetit dhe e shtrembërojnë trajektoren e ndalimit të automjetit. Në mënyrë plotësuese, rreziku rritet nëse ka vende në rrugë ku mblidhet uji, balta, gjethet, mbetjet e vajit dhe karburantit dhe mbeturinat e tjera, sepse atëherë procesi i ndalimit të automjetit bëhet edhe më kompleks dhe më i vështirë. Jini veçanërisht të kujdesshëm kur vozitni në vende që janë dukuri e zakonshme në rrugë dhe zakonisht janë të mbushura me ujë, baltë dhe mbeturina të tjera. Në kushte të tilla, detyrimisht zvogëlojeni shpejtësinë dhe shmanguni vozitjen nëpër vende nëse për të ekziston mundësia.
• Kujdes nga acari
Acari është gjithashtu një nga faktorët e rëndësishëm nga i cili varet rrjedha e sigurt e komunikacionit në vjeshtë dhe dimër. Prandaj, jini veçanërisht të kujdesshëm në acar, veçanërisht nëse udhëtoni herët në mëngjes ose vonë në mbrëmje. Acari zakonisht shfaqet kur lëvizni nëpër vende të larta malore ku ka kthesa të mprehta, nënkalime, mbikalime, ura, para hyrjes dhe daljes së tunelit, etj. Nëse përballeni me acar në rrugë, është thelbësore të qëndroni të matur dhe të përqendruar, të mos bëni panik dhe të mos ndërmerrni veprime të papritura, përkatësisht kthim të shpejtë ose frenim të menjëhershëm të automjetit. Mbajeni timonin në mënyrë të vendosur dhe shtypni pedalin e frenimit mesatarisht dhe gradualisht, ose në varësi të situatës, ndonjëherë thjesht lëshoni pedalin e gazit dhe nuk keni nevojë të shtrypni pedalin e frenimit derisa automjeti të “ndalet” në rrugë të thatë.
• Ngasja e sigurt nëpër erë
Era e fortë e zvogëlon sigurinë në komunikacion, veçanërisht në rrugë të hapur – autostradë. Në kushtet e erës së fortë anësore, zvogëlojeni shpejtësinë e automjetit sepse mund të prishë lëvizjen e duhur të automjetit, të prishë stabilitetin e tij dhe kështu të rrezikojë rrjedhën e sigurt të komunikacionit. Në një situatë të tillë është e rëndësishme të jeni të përgatitur për të ndaluar automjetin në çdo moment. Nëse jeni duke transportuar ndonjë ngarkesë, sigurohuni që ajo të jetë e lidhur mirë. Kini kujdes për pemët, degët e rëna dhe gjërat e tjera.
• Kini kujdes për rrëshqitjet e dheut në rrugë
Kushtet e motit në vjeshtë (shirat e rrëmbyeshëm, erërat e forta, ndryshimet e larta të temperaturës midis ditës dhe natës, etj.) mund të shkaktojnë rrëshqitjen e tokës, rërës, gurëve në rrugë, etj., të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme për komunikacionin. Prandaj, ngisni me kujdes, veçanërisht nëse jeni duke vozitur në stuhi ose menjëherë pas stuhisë, në zonat malore ose në zonat e tjera të panjohura ku nuk i dini mjaft karakteristikat e rrugës. Për ngasje të sigurt në vjeshtë, është thelbësore të zvogëloni shpejtësinë, të përqendroheni dhe të drejtoni automjetin teknikisht të rregulluar, para së gjithash të keni goma të mira dhe cilësore.
Prandaj, KRSKRR-ja me thirrje: Ngasja e sigurt në vjeshtë kryesisht varet nga kushtet e motit dhe kushtet e rrugës. Prandaj, jini të kujdesshëm dhe të përqendruar dhe mos lejoni që ndonjë nga fenomenet e mësipërme t’ju befasojë. Ngadalësojeni shpejtësinë, mbani distancë të sigurt, drejtoni automjet teknikisht të rregulluar dhe mbërrini të sigurt në destinacionin tuaj të dëshiruar.
#NGASMEPËRGJEGJËSI!