РСБСП: Корисни совети за поголема безбедност на мотоциклистите во сообраќајот – KRSKRR: Këshilla të dobishëm për siguri më të madhe të motoçiklistëve në komunikacion
Sezoni për motoçiklistët sapo ka filluar, dhe tashmë ka pasur një numër të madh fatkeqësish komunikacioni në të cilët shumë motoçiklistë humbën jetën. Në mënyrë që të rritet siguria e motoçiklistëve në komunikacion, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor me përkujtues dhe këshilla të rëndësishme për motoçiklistët.
E para dhe më e rëndësishmja është mirëmbajtja e motoçikletës. Një motoçikletë teknikisht e rregulluar është parakushti themelor për pjesëmarrjen e sigurt në komunikacion: Pas periudhës së dimrit, dhe para fillimit të sezonit të verës, është e nevojshme të bëhet një kontroll dhe përgatitje themelore e motoçikletës. Në përputhje me:
• Ndërroni vajin dhe filtrin dhe kontrolloni lëngun për ftohjen e motorit.
• Pastroni ose zëvendësoni filtrin e ajrit dhe sistemin e karburantit.
• Kontrolloni frenat dhe sigurohuni që frenat funksionojnë si duhet.
• Kontrolloni presionin e ajrit në goma dhe kontrolloni trashësinë e gomave.
• Kontrolloni dhe karikoni akumulatorin.
• Kontrolloni konsujt dhe lyejeni zinxhirin.
• Kontrolloni të gjitha dritat / llambat.
Sapo të përfundojnë të gjitha këto kontrolle dhe të jeni i sigurt që gjithçka është në rregull dhe në funksion, mund të filloni të vozisni.Së dyti, përveç motoçikletës teknikisht të rregulluar, është jashtëzakonisht e rëndësishme që plotësisht dhe pa kushte të respektohen rregullat e komunikacionit. Pa hyrë në më shumë detaje në rregullat e komunikacionit, KRSKRR-ja thekson se garancia për komunikacion të sigurt është respektimi maksimal dhe i disiplinuar i sinjalizimit të komunikacionit dhe rregullave të komunikacionit nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Së treti, mbajtja e detyrueshme e helmetës dhe pajisjeve mbrojtëse.
• Helmeta. Pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar në distancë të shkurtër apo të gjatë, pavarësisht nëse ju vjen nxehtë apo jo, sigurohuni që të mbani helmetë. Sipas LSKRR-së, shoferi dhe personat e transportuar me motoçikletë detyrimisht duhet të mbajnë helmetë mbrojtëse në kokë gjatë vozitjes në rrugë. Gjoba për mosmbajtjen e helmetës për shoferin dhe pasagjerin është 50 euro në kundërvlerë me denarë.
Përveç kësaj, nëpunësi policor në vendngjarje do t’ia heqë përkohësisht patentën e tij të shoferit dhe do ta përjashtojë shoferin nga komunikacioni nëse ai ose personat që transportohen me motoçikletë nuk mbajnë ose refuzojnë të mbajnë helmetë mbrojtëse gjatë vozitjes.
Helmeta është shansi juaj për të mbijetuar në rast të fatkeqësisë së komunikacionit.
• Kostum mbrojtës, doreza, këpucë…
Përdorimi i pajisjeve mbrojtëse: xhaketë mbrojtëse, veshje mbrojtëse, jelek mbrojtës dhe aksesorë të tjerë (çizme, syze, pantallona lëkure, doreza, etj.) është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë e motoçiklistëve dhe personave të transportuar me motoçikletë, por përdorimi i tyre nuk është i detyrueshëm me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor. Përdorimi i kësaj pajisjeje mbrojtëse është lënë në ndërgjegjen dhe përgjegjësinë e motoçiklistëve dhe kjo është arsyeja pse KRSKRR-ja tregon dhe përkujton rëndësinë dhe nevojën e përdorimit të pajisjeve të nevojshme mbrojtëse. Çdo person që drejton ose transporton motoçikletë duhet të dijë që helmeta dhe pajisjet mbrojtëse kanë për qëllim mbrojtjen personale nga lëndimet e padëshiruara në rast të fatkeqësisë së komunikacionit.
Në fund, KRSKRR-ja përsërit se adhuruesit e vërtetë të motoçikletës, motoçiklistët e vërtetë, detyrimisht bëjnë kontroll teknik të motoçikletës, gjithmonë i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe e mbajnë rregullisht helmetën dhe pajisjen mbrojtëse. Bëhu motoçiklist i vërtetë!
#BËHUMOTOÇIKLISTIVËRTETË,
#MBAJHELMETË,
#ISIGURTNËMOTOR