РСБСП со апел: Внимателно и одговорно зад воланот за време на празниците – KRSKRR-ja me thirrje: Me kujdes dhe me përgjegjësi pas timonit gjatë festave!
Para nesh janë ditët e festave, ditët jo pune dhe fundjava e zgjatur që përdoret më shpesh për udhëtime, ekskursione në natyrë dhe shoqërime me familjen dhe miqtë. Pandemia Kovid-19, ndalimi për t’u grumbulluar në grupe të mëdha, rekomandimet për distancën sociale dhe kufizimi i pjesshëm i lëvizjes, do të lënë gjurmët e tyre edhe këtë vit dhe do të ndikojnë në mënyrën se si do të festohen festat e Pashkëve dhe 1 Majit.
Një pjesë e madhe e qytetarëve do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa një pjesë e tyre me siguri do ta shfrytëzojnë këtë mundësi festive për të udhëtuar në shtëpitë e fundjavës, në male, në liqen,… Sigurisht që kjo situatë është e mirëseardhur dhe e rekomanduar në këto momente, por KRSKRR-ja përkujton se përvojat e viteve të kaluara tregojnë se gjatë festave, veçanërisht gjatë fundjavave të zgjatura, fatkeqësitë në komunikacion me pasoja serioze dhe fatale ndodhin shumë shpesh.
Përkundër faktit se një pjesë e madhe e qytetarëve ndiejnë disa trazira, nevojë për më shumë liri, etj., për shkak të masave të ndërmarra për të mbrojtur nga virusi Kovid-19, KRSKRR-ja përkujton se komunikacioni nuk është vendi ku duhet të shpenzohet adrenalina e tepërt dhe bën thirrje për ruajtjen e arsyes së shëndoshë dhe përgjegjësisë dhe maksimalisht të respektohen rregullat e komunikacionit nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Pasojat dhe humbjet nga fatkeqësitë në komunikacion janë shumë serioze, fatale, të përhershme dhe të pakompensueshme për këdo që të përballojë pjesëmarrje të papërgjegjshme në komunikacion. Jini pjesëmarrës të përgjegjshëm në komunikacion dhe në atë mënyrë do të kontribuoni që disponimi i mirë festiv të mbetet, të jetë i pranishëm dhe të vazhdojë edhe pas festave.
Nuk ka gabime të vogla ose të mëdha në komunikacion. Çdo mosrespektim i rregullave të komunikacionit mund të përfundojë me pasoja serioze dhe fatale, prandaj:
• ngisni me përgjegjësi dhe respektoni rregullat e komunikacionit,
• respektoni sinjalizimin e vendosur të komunikacionit,
• mos e ngisni automjetin nëse jeni nën ndikimin e alkoolit,
• respektoni rregullat e kufizimit të shpejtësisë,
• detyrimisht vendoseni rripin e sigurimit
Zhvillimi i sigurt i komunikacionit varet nga të gjithë ne individualisht, nga vendimet dhe veprimet tona personale që i ndërmarrim. Prandaj, mendoni me kohë që të mos pendoheni pastaj për pasojat. Jini pjesëmarrës të përgjegjshëm në komunikacion. Pjesëmarrja e kujdesshme dhe e përgjegjshme në komunikacion, ngasja e kujdesshme është parakushti themelor për ditët e sigurta festive.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor ju uron festa të gëzuara dhe të sigurta të Pashkëve dhe 1 Majit.
#NGASMEPËRGJEGJËSI!