РСБСП со апел: Бидете внимателни и одговорни зад воланот за првомајските празници! – KRSKRR-ja me thirrje: Jini të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm në timon gjatë festave të Një Majit!
1 Maj – Dita Ndërkombëtare e Punës, festohet në të gjithë botën dhe festohet tradicionalisht edhe në vendin tonë. Kjo festë përdoret kryesisht për udhëtime, dalje në natyrë dhe shoqërim me familjen dhe miqtë. Pandemia Covid-19, ndalimi i mbledhjes në grupe të mëdha, rekomandimet për distancën sociale dhe kufizimi i pjesshëm i lëvizjes, do të lënë gjurmët e tyre këtë vit dhe do të ndikojnë në mënyrën se si do të festohen dhe sillen qytetarët në këtë festë.
Shumë nga qytetarët këtë vit do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa disa prej tyre me siguri do ta shfrytëzojnë këtë mundësi pushimi për të udhëtuar te të afërmit e tyre, në shtëpitë e fundjavës, në male, në liqen,… Për shumë nga qytetarët kjo do të jetë mundësia për të dalë nga izolimi, mundësia për të “marrë” ajër të pastër, për t’u mbushur me energji të re, optimizëm, forca të reja, ideja, vizione,… Sigurisht që kjo situatë është e mirseardhur dhe e rekomanduar në këto momente.
Në këto momente është e rëndësishme të dihet, të ruhet mendja e shëndoshë dhe përgjegjësia, të respektohen të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe organeve kompetente në mënyrë që të mbroheni nga përhapja e mëtejshme e virusit. Disponimi i mirë festiv duhet të mbetet, të jetë i pranishëm dhe të vazhdojë edhe pas festave.
Për ta bërë këtë, përveç respektimit të rekomandimeve për mbrojtje nga përhapja e virusit, është veçanërisht e rëndësishme të merrni pjesë me kujdes dhe me përgjegjësi në komunikacion. Përvojat nga vitet e kaluara janë shqetësuese dhe të shqetëson edhe fakti që përkundër se intensiteti i komunikacionit është zvogëluar ndjeshëm, në periudhën e fundit ka pasur disa fatkeqësi komunikacioni me persona të vdekur dhe të lënduar rëndë.
Në pajtim me të, ndërsa me rastin e festave të 1 Majit, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion:
– të ngisni me përgjegjësi dhe respektoni rregullat e komunikacionit,
– respektojeni sinjalizimin e vendosur të komunikacionit,
– mos e ngisni automjetin nëse jeni nën ndikimin e alkoolit,
– respektoni rregullat e kufizimit të shpejtësisë.
KRSKRR-ja u dërgon thirrje të veçantë shoferëve të rinj, si kategoria më e ndjeshme e pjesëmarrësve në komunikacion, që të marrin pjesë me kujdes dhe me përgjegjësi në komunikacion, sepse vetëm kështu do të arrijnë të sigurt në destinacionin e dëshiruar. Pjesëmarrja e ndërgjegjshme në komunikacion është pasqyrim i personave të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm dhe prandaj KRSKRR-ja edhe një herë bën thirrje për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të kujdesshme në komunikacion, sepse pasojat dhe humbjet nga fatkeqësitë në komunikacion janë fatale, të përhershme dhe të pakompensueshme.
Zhvillimi i sigurt i komunikacionit varet nga të gjithë ne individualisht, nga vendimet dhe veprimet tona personale që i marrim. Prandaj, mendoni me kohë. Që mos të pendoheni për pasojat, bëhuni pjesëmarrës të përgjegjshëm në komunikacion. Pjesëmarrja e kujdesshme dhe e përgjegjshme në komunikacion, ngasja e kujdesshme është parakusht themelor për ditë të sigurta gjatë festave.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor ju uron festa të sigurta.