РСБСП со потсетување – неколку важни работи кои треба да ги проверете во вашиот автомобил во зима – KRSKRR-ja me përkujtim – disa gjëra të rëndësishme të cilat duhet t’i kontrolloni në automjetin tuaj gjatë dimrit
Duke e pasur parasysh faktin që kushtet e motit të dimrit ndikojnë ndjeshëm në sigurinë në komunikacionin rrugor, është veçanërisht e rëndësishme që automjeti të jetë teknikisht i rregulluar. Prandaj, para se të niseni në udhëtim të gjatë në dimër, së pari duhet të bëni kontroll teknik të automjetit, për këto gjëra:
Kontrolloni gomat
Siç temperatura e jashtme bie, ashtu edhe presioni i gomave bie. Sigurohuni që presioni në secilën gomë të jetë në përputhje me presionin e rekomanduar për automjetin. Kontrollojeni presionin e ajrit në gomat kur janë të ftohta, që do të thotë kur automjeti nuk është drejtuar për të paktën tri orë.
Kontrolloni gomat të paktën një herë në muaj dhe para çdo udhëtimi të gjatë. Mos harroni ta kontrolloni edhe gomën rezervë.
Duhet t’i kontrolloni gomat dhe të kontrolloni për dëmtimin e tyre eventual. Kontrollojeni modelin dhe muret anësore mos të kenë çfarëdo prerjesh, vrimash, gungash, gërvishtjesh, çarjesh. Në rast se shihni ndonjë dëm, automjetin tuaj dërgojeni tek profesionisti që bën servisimin e gomave për kontrollin e mëtejshëm.
Kontrollojeni vjetërsinë e secilës gomë. Disa prodhues të automjeteve rekomandojnë që gomat të ndërrohen çdo pesë vjet, pavarësisht se sa janë shfrytëzuar.
Mos harroni, në dimër më së miri dhe më sigurt për të ngasur automjetin është me goma dimri.
Fshirëset e xhamit dhe ngrohëset
Sigurohuni që ngrohëset e automjetit, ngrohëset e xhamit të përparmë dhe fshirëset e xhamit janë duke punuar. Dukshmëria e mirë e rrugës është çelësi për ngasjen e sigurt të automjetit. Ngrohëset ose fshirëset e xhamit me defekt shpesh shkaktojnë mjegullimin e xhamit të përparmë në dimër ose pastrimin joadekuatë të xhamit gjatë rreshjeve të shiut ose borës. Kështu që hiqni fshirëset e xhamit me defekt dhe të shpenzuar dhe mund të jetë një ide e mirë të mendoni për montimin e fshirëseve të rënda të dimrit, veçanërisht nëse udhëtoni në zonat ku ka shumë dëborë dhe akull.
Sigurohuni që rezervuari i lëngut të fshirëseve të xhamit është plot me lëng “dimëror” me cilësi të lartë për fshirëset e xhamit.
Sistemi i ftohjes
Kontrolloni që të keni lëng të mjaftueshëm për ftohje në motorin e automjetit tuaj dhe nëse lëngu u përgjigjet temperaturave të jashtme dhe specifikave të sistemit të ftohjes së automjetit. Ju ose mekaniku duhet të kontrolloni nëse rrjedhë sistemi i ftohjes, ta testoni lëngun e ftohjes dhe ta zëvendësoni lëngun e vjetër të ftohjes nëse është i nevojshëm.
Servisi i automjetit
Vizitojeni mekanikun tuaj dhe kontrolloni nëse ka rrjedhje, gypa të shpenzuar ose pjesë të tjera të nevojshme, riparime dhe zëvendësime.
Akumulatori
Kur temperatura bie, edhe energjia e baterisë bie. Në kushtet e dimrit dhe temperaturat e ulëta duhet më shumë energji sesa bateria për të nisur automjetin. Bëni që mekaniku juaj të kontrollojë akumulatorin, sistemin e karikimit dhe rripat dhe t’i bëjë të gjitha riparimet ose zëvendësimet e nevojshme.
Dritat
Kontrolloni dritat, dritat e frenave, sinjalet vezulluese, sinjalet e gjendjeve të jashtëzakonshme dhe dritat e brendshme.
Dini çdo gjë për automjetin tuaj – lexojeni doracakun e automjetit
Lexojeni udhëzimin për automjetin tuaj për të mësuar në lidhje me karakteristikat e sigurisë së automjetit – të tilla si frenat dhe kontrolli elektronik i qëndrueshmërisë – dhe informojuni se si funksionojnë në kushtet e dimrit.
Mjetet ndihmëse
Lopata, fshesa, gërryesi i akullit, spreji për shkrirjen e bravave, kabllot e akumulatorit, kova e rërës, feneri, batanija, telefoni celular me karikuesin, uji, ushqimi dhe çdo ilaç tjetër i nevojshëm, çelësi rezervë… Të gjitha këto gjëra mund t’ju kryejnë punë të madhe kur udhëtoni në dimër dhe gjendeni në një situatë të vështirë.
KRSKRR-ja me këshilla: Bëni kontroll të detyrueshëm teknik të automjetit në dimër dhe para se të niseni në udhëtim të gjatë në dimër, informojuni detyrimisht në lidhje me kushtet e rrugës dhe parashikimin e motit.