РСБСП со совети и одговори: Зошто треба да користите детско седиште во автомобил – KRSKRR-ja me këshilla dhe përgjigje: Pse duhet të përdorni sedilje të fëmijëve në automjet?
Çdo prind, përkatësisht çdo shofer i përgjegjshëm duhet të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për t’i mbrojtur fëmijët nga lëndimet dhe humbjet në komunikacion. Njëra nga përgjegjësitë më të rëndësishme të prindërve, respektivisht shoferëve është obligimi për t’i përdorur sediljet e fëmijëve për të transportuar fëmijë. Megjithëse nuk ka statistika të sakta për përdorimin e sediljes së fëmijëve në automjet, është akoma e qartë se përdorimi i sediljes së fëmijëve për t’i mbrojtur fëmijët pasagjerë nuk është në nivelin e kërkuar.
Në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi për përdorim më të madh të sediljeve të fëmijëve, KRSKRR-ja duke i përkujtuar shoferët për përgjegjësitë dhe përfitimet e përdorimit të sediljes së fëmijëve në automjet:
• Në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, fëmija nën moshën pesë vjeç mund të transportohet në automjet në sediljen e pasme, në sedilje të veçantë për fëmijë që është e lidhur në sediljen e automjetit me rrip të sigurimit ose në mënyrë tjetër të përshtatshme. Fëmija në këtë rast duhet të lidhet me rrip të sigurimit.
• Sipas LSKRR-së, në automjet pasagjerësh në sediljen e përparme, mund të transportohet fëmija deri në dy vjeç, nëse automjeti nuk ka jastëk mbrojtës, nëse jastëku mbrojtës i ajrit është i fikur dhe nëse fëmija transportohet në sedilje të veçantë për fëmijë të vendosur në drejtim të kundërt të lëvizjes së automjetit, me ç’rast ajo është e bashkangjitur në sediljen e automjetit me anë të rripit të sigurimit në tri pika të lidhjes. Fëmija edhe në këtë rast duhet të lidhet me rrip të sigurimit të sediljes.
• Fëmija deri në moshën 12 vjeç, nuk duhet të transportohet në sediljen e përparme. Për fëmijët mbi 5 vjeç është e detyrueshme të përdorin rrip të sigurimit pavarësisht nëse fëmija është ulur në sediljen e pasme të automjetit.
• Sipas hulumtimit nga organizatat ndërkombëtare relevante, në rast të fatkeqësisë në komunikacion, sediljet e fëmijëve e ulin vdekshmërinë te fëmijët për 50 për qind dhe te foshnjat deri në 70 për qind.
• Përdorimi i sediljes së fëmijëve në automjet është i detyrueshëm për transportin e fëmijëve deri në 5 vjeç, pavarësisht nga shpejtësia me të cilën drejtoni automjetin dhe pavarësisht nëse merrni pjesë në tkomunikacion në vendbanim ose jashtë vendbanimit.
• Prindërit shmangin përdorimin e sediljeve të fëmijëve në automjet të bindur se fëmija është i sigurt në krahët e tyre. Ky është një perceptim i gabuar. Në rast të fatkeqësisë në komunikacion me automjet që lëviz me shpejtësi 50 km / orë, në momentin e përplasjes, sendet dhe trupat në automjet vazhdojnë të lëvizin me të njëjtën shpejtësi si automjeti i goditur. Në atë rast, është e pamundur me forcën e dorës së njeriut ta mbani fëmijën të sigurt në krahë. Forca me të cilën vepron fëmija në një situatë të tillë është e barabartë me forcën e veprimit të trupit ose sendit, masa e të cilit është deri në 30 herë më shumë se masa e fëmijës. Prandaj, është e rëndësishme të theksohet se fëmija deri në 5 vjeç, kur transportohet në automjet, është i sigurt vetëm për t’u vendosur në sediljen e përshtatshme të fëmijëve.
• Siguria e fëmijëve është përgjegjësi e të rriturve dhe nëse fëmija juaj kundërshton ose jo, pa asnjë justifikim ose arsyetim, jeni të detyruar t’i ndërmerrni të gjitha veprimet e mundshme që në çdo mënyrë kontribuojnë në mbrojtjen më të madhe të fëmijëve gjatë udhëtimit.
KRSKRR-ja apelon: Mbroni fëmijët kur udhëtojnë, përdorni sedilje të përshtatshme për fëmijë!