РСБСП со апел: Биди одговорен учесник во сообраќајот! Биди дел од акцијата „Европски ден без жртви во сообраќајот“ – KRSKRR-ja me apel: Bëhuni pjesëmarrës i përgjegjshëm në komunikacion! Bëhuni pjesë e aksionit “Dita Evropiane pa Viktima në Komunikacion”
Siguria në komunikacionin rrugor është një sfidë serioze, përkatësisht një problem serioz në të gjitha shoqëritë moderne. Çdo ditë në rrugët nëpër Evropë, fatkeqësitë e komunikacionit ndodhin me pasoja fatale, të shkaktuara nga shoferët e papërgjegjshëm, shoferët nën ndikimin e alkoolit, etj. Përballë trendit në rritje dhe shqetësues të rritjes së numrit të viktimave në fatkeqësitë e komunikacionit, është ngritur iniciativë për shpalljen e 19 shtatorit 2018, Ditën Evropiane pa Viktima në Komunikacion.
Shpejtësia dhe ngasja e shpejtë edhe më tutje mbesin rrezik kritik – faktor që shkakton fatkeqësi komunikacioni me pasoja të rënda dhe fatale. Rreth 40% e fatkeqësive në komunikacion shkaktohen nga ngasja me shpejtësinë më të madhe se shpejtësia e lejuar. Sipas hulumtimeve, ulja e shpejtësisë mesatare me 5% mund të rezultojë në zvogëlimin e numrit të fatkeqësive fatale të komunikacionit me 30%.
Kjo është arsyeja pse këtë vit, Dita Evropiane pa Viktima në Komunikacion, realizohet me moton “Zvogëlimi i shpejtësisë shpëton jetë”.
Çdo ditë në rrugët urbane dhe ndërurbane nëpër botë, rreth 3,500 persona humbin jetën dhe rreth 140,000 persona lëndohen në fatkeqësi komunikacioni.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor bën thirrje të mbështesim iniciativën për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Komunikacion. Aksioni “Dita Evropiane pa Viktima në Komunikacion” shënohet në të gjitha vendet në Evropë, dhe qëllimi i aksionit është të shpëtojë 3500 jetë njerëzish në vetëm një ditë. Secili prej nesh individualisht dhe së bashku mund ta bëjmë komunikacionin më të sigurt. Mund të shpëtojmë 3500 jetë njerëzish në një ditë dhe shumë më tepër nëse jemi pjesëmarrës të disiplinuar dhe të përgjegjshëm në komunikacion çdo ditë.
Disiplina e komunikacionit, respektimi i rregullave të komunikacionit, respektimi i sinjalizimit të vendosur të komunikacionit, respektimi i rregullave për kufizimin e shpejtësisë, mosdrejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, automjeti i rregulluar teknikisht, përdorimi i rripit të sigurimit dhe helmetës mbrojtëse, përdorimi i sediljes për fëmijë, mospërdorimi i telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit… dhe shumë shprehi të tjera të thjeshta, të mira dhe pozitive, shpëtojnë jetë.
KRSKRR-ja me thirrje: Bëhuni shembull pozitiv i pjesëmarrjes së sigurt në komunikacion! Për komunikacionin pa viktima – bëhuni pjesë e fushatës “Dita Evropiane pa Viktima në Komunikacion”!