РСБСП: Неколку факти зошто велосипедистите треба да носат заштитен шлем – KRSKRR: Disa fakte pse çiklistët duhet të mbajnë helmetë mbrojtëse
Sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare relevante, në të gjithë botën, 2% e personave të vdekur në fatkeqësi komunikacioni janë çiklistët, ndërsa lëndimet më të zakonshme fatale midis çiklistëve janë lëndimet në kokë. Në vendin tonë, mesatarisht, dhjetëra çiklistë humbin jetën çdo vjet në fatkeqësi komunikacioni.
Sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, çiklisti kur merr pjesë në komunikacion duhet të mbajë helmetë mbrojtëse, por ligji nuk parashikon ndonjë sanksion nëse çiklisti nuk përdor helmetë mbrojtëse. Një nga arsyet pse ligji nuk parashikon përdorimin e detyrueshëm të helmetës mbrojtëse është fakti që shumë çiklistë, si edhe Federata Evropiane e Çiklizmit, konsiderojnë se nëse përdorimi i helmetës mbrojtëse është e detyrueshme dhe nëse mospërdorimi i helmetës mbrojtëse sanksionohet, atëherë dukshëm do të zvogëlohet numri i personave që përdorin biçikleta si mjet transporti dhe kështu do të humbasin të gjitha përfitimet e përdorimit të biçikletës si mjet transporti.
Në pajtim me të lartpërmendurën, vendimi merret nga çiklisti nëse do të përdorë helmetë apo jo. KRSKRR-ja me informata dhe këshilla praktike se pse është mirë që çiklistët të mbajnë pajisje të përshtatshme, veçanërisht helmetë mbrojtëse dhe si ta përdorin atë si duhet:
Mbrojtja nga lëndimi i kokës
– Sipas hulumtimeve ndërkombëtare, në fatkeqësi komunikacioni me biçikletë nga 22% deri në 47% e çiklistëve pësojnë lëndime në kokë.
– 75% e çiklistëve të vdekur në fatkeqësi komunikacioni janë për shkak të lëndimeve të kokës.
Mbrojtja nga ndikimet e jashtme të motit
Helmeta mbrojtëse e mbron kokën nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell dhe në rast të shiut nuk lejon që shiu të bjerë në sy, gjë që përmirëson dukshmërinë e çiklistit.
Dukshmëria
Një nga arsyet pse çiklistët pësojnë në komunikacion është se shoferët nuk i vërejnë çiklistët me kohë. Mbajtja e helmetës mbrojtëse me ngjyrë të hapur dhe sipërfaqe reflektuese, dukshmëria e çiklistit është shumë më e lartë.
Përdorimi i duhur
Për të siguruar mbrojtje adekuate, helmeta duhet të përdoret si duhet. Rregullat më të rëndësishme për përdorimin e duhur të helmetës janë:
– Të përdoret dimensioni (madhësia) i duhur i helmetës. Helmeta nuk duhet të jetë shumë e ngushtë ose shumë e lirë për të siguruar mbrojtje maksimale.
– Pozicionimi i helmetës në pjesën e përparme duhet të jetë dy gishta mbi sytë, helmeta nuk duhet të vendoset shumë poshtë në mënyrë që të mos zvogëlohet fusha e shikimit të çiklistit.
– Helmeta duhet të jetë gjithmonë e lidhur fort në nofullën e poshtme, sepse në rast fatkeqësie nëse nuk është e lidhur mund të bjerë nga koka dhe të humbasë funksionin.
Statistikat e humbjes
Në të gjithë botën, alarmante është se 97% e çiklistëve të vdekur në fatkeqësi komunikacioni nuk mbanin helmetë mbrojtëse.
Përdorni helmetë të certifikuar
Përdorimi i helmetës së certifikuar për çiklistët përkundrejt helmetës së pacertifikuar e zvogëlon rrezikun e lëndimit të kokës për 7 herë.
KRSKRR-ja me thirrje: Ji çiklist i përgjegjshëm, respektoji rregullat në komunikacion dhe përdor rregullisht helmetë mbrojtëse!
#NGASBIÇIKLETË! #MBAJHELMETË!
#JAVAEVROPIANEELËVIZSHMËRISË2020!