РСБСП: Ниеден изговор не е доволно оправдување. Стави појас! – KRSKRR: Asnjë justifikim nuk është arsyetim i mjaftueshëm. Vendos rripin e sigurimit!
Obligimi i përdorimit të rripit të sigurimit në automjet vlen si për shoferët, ashtu edhe për pasagjerët. Në të gjitha automjetet, kudo që vendosen rripat e sigurimit në fabrikë, shoferët ose pasagjerët kanë për detyrë t’i përdorin. Mospërdorimi i rripit të sigurimit dënohet me dënim përkatës me para, por dënimi më i madh për mospërdorimin e rripit të sigurimit janë pasojat nga fatkeqësia e komunikacionit.
Duke e ditur mentalitetin e popullit maqedonas, mund të themi se më shpesh bëhemi të vetëdijshëm për disa gjëra kur është tashmë tepër vonë dhe kur asgjë më shumë nuk mund të ndryshohet. Fatkeqësisht, sa herë që ndodh ndonjë fatkeqësi komunikacioni me pasoja më serioze, gjëja e parë që pyesim është: “A ka vozitur shpejt?” “A ishte nën ndikimin e alkoolit?” “Rripin e sigurimit, a e kishte të vendosur?” – në ato momente, urojmë fuqimisht që ajo që ndodhi të mos ndodhte dhe me një dozë të konsiderueshme pendese konstatojmë: “Oh, të paktën po të kishte përdorur rripin e sigurimit, me siguri pasojat nuk do të ishin të tilla?”. Është e çuditshme që kjo ndjenjë e fortë e pendimit zgjat deri në momentin e hyrjes në automjet, dhe pastaj është përsëri e njëjta gjë.
Duke e pasur parasysh këtë situatë, KRSKRR-ja edhe një herë bën thirrje: “Bëhu i zgjuar, mendo me kohë! Asnjë justifikim nuk është arsyetim i mjaftueshëm. Prandaj, është e detyrueshme të vendosni rrip të sigurimit gjatë çdo udhëtimi. Rripi i sigurimit le të jetë shoku juaj besnik dhe i pandashëm në çdo udhëtim, pavarësisht nëse jeni shofer apo pasagjer. Shprehitë e mira nënkuptojnë jetë”.
Kur bëhet fjalë për justifikimet dhe arsyetimet KRSKRR-ja me shpjegime dhe argumente pse ato janë të pajustifikuara:
• “Rripi i sigurimit më shtrëngon, nuk mund ta mbajë” – justifikim që nuk ka kuptim. Automjetet e reja janë aq moderne saqë rripat e sigurimit janë vërtet të rehatshëm. Situata nuk është ndryshe edhe me automjetet e vjetra.
• “Kam jastëk të ajrit, nuk kam nevojë për rrip të sigurimit” – aktivizimi i jastëkëve të ajrit zakonisht varet nëse është vendosur rripi i sigurimit.
• “Në rast të fatkeqësisë së komunikacionit, nëse automjeti merr flakë ose bie në ujë, është më mirë të mos përdor rrip të sigurimit” – justifikim absolutisht i pajustifikuar sepse rripi i sigurimit lirohet në më pak se një sekondë.
• “Në fatkeqësi komunikacioni, është më mirë të dal nga automjeti sesa të mbetem brenda automjetit!” – ky justifikim është gjithashtu i pajustifikuar sepse shumica e personave që dolën nga automjeti në fatkeqësi komunikacioni përfunduan me pasoja fatale.
• “Në fatkeqësi komunikacioni, do të jetë më lehtë t’i ofrohet ndihmë dhe do të jetë më lehtë të nxirret personi i lënduar nëse nuk përdor rrip të sigurimit” – është shumë më e lehtë të ofrosh ndihmë dhe të transportosh një person të lënduar trupi i të cilit mbeti në pozicion të duhur ulur në automjet pas fatkeqësisë së komunikacionit sesa trupi që “fluturoi” në automjet.
• “Ngas ngadalë dhe në vendbanim, nuk kam nevojë për rrip të sigurimit” – efektet e përdorimit të rripit të sigurimit janë më të theksuara gjatë shpejtësive që arrihen në vendbanim.
• “Edhe nëse përdor rrip të sigurimit, nuk ka asnjë efekt” – hulumtimet tregojnë se rreziku i lëndimeve fatale të shoferëve dhe pasagjerëve zvogëlohet deri në 50% nëse shoferi ose pasagjeri përdor rrip të sigurimit.
Fatkeqësitë në komunikacion u ndodhin të gjithëve, kudo dhe kur më pak e prisni. Askush që mori pjesë në fatkeqësi komunikacioni as nuk mendoi se fatkeqësia në komunikacion do t’i ndodhte pikërisht atij dhe pikërisht në atë ditë. Prandaj, bëhu i zgjuar, detyrimisht vendos rrip të sigurimit në çdo udhëtim. Çdo justifikim, çdo arsyetim i pabazuar vetëm e rrezikon jetën tuaj.
VENDOS RRIP TË SIGURIMIT