Më 30 maj 2024, në Shkup, në organizim të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) u mbajt Konferenca e Tretë Ndërkombëtare “AVANCIMI I SIGURISË NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR”. Në konferencë morën pjesë mbi 150 pjesëmarrës – ekspertë vendas dhe të huaj në fushën e sigurisë në komunikacion, anëtarë të KRSKRR-së, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, vetëqeverisjeve lokale, Agjencia për Siguri në Komunikacion e Republikës së Serbisë, Auto-Klubi Kroat, Agjencia për Siguri në Komunikacion e Republikës Sërpska, Qendra Evropiane për Politikat e Transportit dhe Agjencia Shtetërore për Siguri në Komunikacionin Rrugor e Republikës së Bullgarisë, përfaqësues nga LAMM, Këshillat Komunalë për Siguri në Komunikacionin Rrugor, nga fakultetet, shkollat e mesme të komunikacionit, qendrat e provimeve, mediat dhe shoqatat dhe institucionet e tjera.
Qëllimi i konferencës ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave nga: siguria e pjesëmarrësve në komunikacion, siguria në komunikacionin rrugor (eksploatimi dhe mirëmbajtja e rrugëve, kontrolli dhe rregullimi i komunikacionit rrugor, etj.), inxhinieria dhe projektimi i komunikacionit, ndikimi i sigurisë së komunikacionit mbi mjedisin jetësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm, sistemet inteligjente të transportit, pajisjet moderne të komunikacionit, shenjat dhe materialet e komunikacionit, metodologjitë dhe materialet inovative për ndërtimin e rrugëve, politikat dhe rregullativat e komunikacionit, siguria e komunikacionit në vetëqeverisjet lokale, arsimi i komunikacionit dhe kultura e komunikacionit, bashkëpunimi në sigurinë e komunikacionit në nivel nacional, bashkëpunimi bilateral dhe ndërkombëtar, të gjitha në funksion të përmirësimit të sigurisë në komunikacionin rrugor.
Fjalime të hapjes patën Gordana Kozhuvarovska, kryetare e KRSKRR-së, Sasho Tasevski, drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Nikolla Dujovski, dekan i Fakultetit të Sigurisë – Shkup, Mlladen Petroviq, drejtor i Agjencisë për Siguri në Komunikacion i Republikës Sërpska dhe Mirko Kokoviq, ndihmësdrejtor i Agjencisë për Siguri në Komunikacion i Republikës së Serbisë. Krahas prezantimeve të punimeve, ishte prezantuar edhe botimi i fundit i KRSKRR-së – “Doracaku për vozitjen e biçikletës, biçikletës me motor ndihmës dhe trotinetit elektrik”, si dhe monodrama nga Vasko Todiq, bashkëpunëtor i Agjencisë për Siguri në Komunikacion të Republikës Sërpska.
Me prezantimet në konferencë u përfshin temat në këto fusha: zbatimi i veglave inovative në analizën e dukshmërisë së disponueshme të rrugëve ekzistuese; sistemet inteligjente të komunikacionit dhe teknologjitë e reja për sigurinë në komunikacion; sistemi i menaxhimit të sigurisë në komunikacion të bazuar në analizën e të dhënave hapësinore; vlerësimi i mjedisit rrugor nga ekspertët, shoferët dhe inteligjenca artificiale; ndikimi i sistemeve të avancuara të automjeteve në vozitjen automatike; krahasimi i vendkalimeve të këmbësorëve në bazë të kohës së nisjes me modelin Fuzzy FUCOM – MARCOS; shtigjet e sigurta për biçikleta; rrethrrotullimet turbo; BRT (BRT – Bus Rapid Transit) transporti publik masiv – transporti i qëndrueshëm: Studimi i rastit në Qytetin e Shkupit; përvojat nga Strategjia e Parë Nacionale për Siguri në Komunikacion e Republikës së Serbisë; edukimi i shoferëve të mjeteve motorike në arsimin e mesëm të rregullt në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të tjera.
Shikoni video e transmetimit dhe prezantimet që ishin pjesë e kësaj Konference::