Биди подготвен за безбедно патување во зима – Ji i përgatitur për udhëtim të sigurt në dimër
“Ji i përgatitur për udhëtim të sigurt në dimër” është motoja e aksionit të organizuar sot nga KRSKRR-ja dhe MPB-ja, me mbështetjen e Motocentar dhe Skopje City Mall.
Ngjarja e sotme u organizua në kuadër të Fushatës Dimërore 2020-2021 dhe synoi të rrisë ndërgjegjësimin për përdorimin më të madh të pajisjeve dimërore në automjetet dhe prezantimin e efekteve pozitive të përdorimit të pajisjeve dimërore. Në këtë drejtim, përveç kontrolleve të intensifikuara të komunikacionit për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, shoferët sot morën këshilla, materiale edukative dhe vauçerë për sigurimin më të lehtë të pajisjeve të përshtatshme dimërore.
Në pajtim me të, në ngjarjen e sotme, shoferët u informuan edhe një herë dhe u përkujtuan se nga 15 nëntor deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, shoferët kanë për obligim të kenë pajisje dimërore në automjetet e tyre.Pajisjet dimërore për automjetet me masë të lejueshme deri në 3.500 kg nënkuptojnë goma të dimrit në të gjitha rrotat me thellësi minimale të shtresës prej 4 milimetra (4 mm) ose goma të verës në të gjitha rrotat me thellësi të shtresës prej 4 milimetra (4 mm) dhe zinxhirët e dëborës me madhësi adekuate për rrotat drejtuese.
Pajisjet dimërore për automjetet me masë mbi 3.500 kg nënkuptojnë: goma të dimrit në rrotat drejtuese me thellësi minimale të shtresës prej 6 mm (6 mm) ose goma të verës në të gjitha rrotat me thellësi të shtresës prej të paktën 4 milimetra (4 mm) dhe zinxhirë për dëborë me madhësi adekuate për rrotat drejtuese.
Gomat e dimrit janë ato goma që kanë në anën e tyre shenjën: “MS”, “M + S”, “M&S” dhe shenjën e dëborës në malin e stilizuar me tri maja.
Me qëllim të interpretimit më të qartë të Rregullores për përdorimin e pajisjeve shtesë në automjete, KRSKRR-ja thekson se në rast të përdorimit të gomave dimërore nuk ekziston obligim për të poseduar zinxhirë dëbore. Është gjithashtu veçanërisht e rëndësishme që obligimi për të mbajtur pajisje dimërore u referohet të gjitha automjeteve që marrin pjesë në komunikacionin rrugor, qoftë brenda ose jashtë vendbanimit. Kombinimi, përkatësisht përdorimi i njëkohshëm i gomave dimërore dhe verore është jashtëzakonisht i rrezikshëm, sepse e prish procesin e drejtimit të automjetit dhe veçanërisht e prish trajektoren e lëvizjes dhe ndalimit të automjetit.
Apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të përgjegjshëm, të përdorin pajisjet e duhura të dimrit dhe të bëjnë kontrollin dhe përgatitjen e duhur dimërore të automjetit. Shiu, dëbora, rrugët e lagura dhe të ngrira, mos lejoni asgjë t’ju befasojë. Jini të përgatitur për udhëtime të sigurta në dimër – theksoi kryetarja e KRSKRR-së, Gordana Kozhuvarovska me rastin e aksionit të sotëm edukativ.
#PërdorPajisjeDimërore!