Кампања: „Безбедно возење со трактор“ – Fushatë: “Ngasja e sigurt me traktor”
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në bashkëpunim me MPB-në, Komunën e Kavadarit dhe KKSKRR Kavadar ka nisur fushatën “Ngasja e sigurt me traktor!”
Një numër i madh i qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut merren me bujqësi dhe, në përputhje me të, një numër i madh i shoferëve marrin pjesë në komunikacion me traktorë, motokultivatorë dhe makina të tjera të lëvizshme. Qëllimi i fushatës është edukimi dhe ndërgjegjësimi i shoferëve të traktorëve dhe makinave të tjera të lëvizshme me qëllim të pjesëmarrjes së tyre të përgjegjshme në komunikacion, kryesisht edukimi mbi nevojën e drejtimit të mjetit teknikisht të rregullt.
Fatkeqësisht, situata në terren tregon se shumë shoferë traktorësh marrin pjesë në komunikacion natën dhe në kushte të shikueshmërisë së zvogëluar, dhe automjeti ose rimorkio e tyre nuk është i ndriçueshëm siç duhet, kështu që shpesh ndodh që kjo të jetë arsyeja për të shkaktuar fatkeqësi komunikacioni me persona të vdekur dhe të lënduar rëndë. Të udhëhequr nga kjo situatë, brenda kësaj fushate, KRSKRR-ja së bashku me MPB-në dhe partnerët e tjerë do të zbatojnë një numër të madh aktivitetesh parandaluese në mënyrë që të rrisin ndërgjegjësimin mbi nevojën për ndriçim më të madh, përkatësisht ndriçim adekuat të traktorëve, rimorkiove dhe makinave të tjera të lëvizshme kur marrin pjesë në komunikacion. Fushata, përveç edukimit të drejtpërdrejtë, paralajmërimit nga policia e komunikacionit, do të përfshijë edhe shpërndarjen e dritave rrotulluese, shiritave fluoreshente për shënimin e automjeteve, afisheve dhe materialeve të tjera të ngjashme në mënyrë që të jenë në gjendje të paraqesin praktikisht përfitimet e shënjimit dhe ndriçimit të duhur të traktorëve dhe makinave të lëvizshme.
Fushata filloi në Kavadar dhe do të zbatohet edhe në komunat e tjera ku ekziston një numër i madh i bujqve që ngasin traktorë, motokultivatorë dhe makina të tjera të lëvizshme.
“Jemi të vetëdijshëm për problemet me të cilat përballen bujqit, jemi të vetëdijshëm për punën e rëndë të punës bujqësore, por kjo nuk do të thotë që shoferët e traktorëve mund të marrin pjesë në komunikacion me mjete të pandriçuara dhe të parregulluara, sepse në atë mënyrë e rrezikojnë jetën e tyre dhe shëndetin e tyre.
Është e rëndësishme që shoferët e traktorëve dhe makinave të tjera të lëvizshme të kuptojnë se drejtimi i automjetit të rregullt teknikisht është një mënyrë themelore për të mbrojtur së pari jetën e tyre, jetën e të afërmve të tyre dhe më pas jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Kjo është arsyeja pse u bëj thirrje shoferëve të traktorëve, motokultivatorëve dhe makinave të tjera të lëvizshme, pavarësisht nga të gjitha problemet, së pari mendoni për sigurinë tuaj, jetën tuaj, shëndetin tuaj, ngasni automjete teknikisht të rregullta, me frena të rregulluara dhe të ndriçuara në mënyrë përkatëse” – theksoi kryetarja e KRSKRR-së, Gordana Kozhuvarovska me rastin e fillimit të fushatës “Ngasja e sigurt me traktor”.
Në mbështetje të fushatës, nga KRSKRR-ja theksojnë se çdo vjet disa shoferë traktorësh dhe pasagjerë në traktor ose rimorkio humbin jetën në fatkeqësi komunikacioni. Në 6 muajt e parë, në vitin 2020, 1 shofer traktori humbi jetën në fatkeqësi komunikacioni dhe 12 u lënduan.
Në muajt e verës, sipas të dhënave jozyrtare nga KRSKRR-ja, të paktën edhe dy shoferë traktorësh humbën jetën në fatkeqësi komunikacioni.
Nga KRSKRR-ja theksojnë se nuk janë vetëm shoferët e traktorëve në fjalë, por edhe pasagjerët, përkatësisht personat që transportohen në traktor ose rimorkio dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion që pësojnë në fatkeqësi komunikacioni në të cilat njëra nga automjetet e përfshira në fatkeqësi është traktor ose rimorkio.
Kështu, mund të konkludohet se numri i personave që pësojnë në fatkeqësi komunikacioni ku marrin pjesë traktorët, motokultivatorët dhe makinat e tjera të lëvizshme nuk është i vogël.