Кампања „БЕЗ ИЗГОВОРИ“ на РСБСП успешно спроведена во осум градови ширм земјата – Fushata e KRSKRR-së “PA ARSYETIME” u zbatua me sukses në tetë qytete në të gjithë vendin
Me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi mbi komunikacionin, KRSKRR-ja e zbatoi fushatën “PA ARSYETIME”, e cila i zbulon arsyetimet më të zakonshme që i përdorin pjesëmarrësit për ta justifikuar sjelljen e tyre në komunikacion, përkatësisht për shkeljen e rregullave të komunikacionit. Si pjesë e fushatës “PA ARSYETIME” në tetë qytete në të gjithë vendin u realizuan aktivitetet në terren në të cilat pjesëmarrësit përmes pyetësorit iu përgjigjën justifikimeve më të zakonshme që ata përdorin.
Gabimet në komunikacion janë të zakonshme dhe ato mbështeten nga justifikimet të cilat janë shkaku i fatkeqësive në komunikacion, të cilat shpesh përfundojnë fatalisht. Duke e pasur këtë parasysh, KRSKRR-ja e zbatoi fushatën “PA ARSYETIME” për të rritur ndërgjegjësimin tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion duke i treguar arsyetimet më të çuditshme që i përdorin për t’i justifikuar veprimet, si dhe duke i edukuar për pasojat e mosrespektimit. Justifikimet e përdorura zakonisht janë biseda në celular, nxitimi, shpejtësia dhe shumë të tjerë që mund të përfundojnë me lëndime dhe vdekje.
Kjo është arsyeja pse pyetjet “E përdor telefonin gjatë ngasjes”, “Do të ecja vetëm në semaforin e kuq”, “Nuk ndalem në vendkalmin për këmbësorë, sepse” ishin pjesë e pyetësorit që u zhvillua në Shkup, Ohër, Gostivar, Prilep, Manastir, Kavadar, Shtip dhe Gjevgjeli.
Sipas rezultateve të pyetësorit, justifikimi më i zakonshëm për kalimin në semaforin e kuq të dhënë nga të anketuarit është se ata do ta kryenin këtë shkelje nëse do të nguteshin, shumica e të anketuarve nuk do të ndaleshin në vendkalimin për këmbësorë nëse ishin të sigurt se këmbësorët do të largoheshin, ndërsa 47% prej tyre deklaruan se e përdorin telefonin gjatë ngasjes nëse mendojnë se thirrja është urgjente. Përveç secilës përgjigje, pjesëmarrësit u njohën me faktet në lidhje me pasojat e pjesëmarrjes së papërshtatshme dhe të papërgjegjshme në komunikacion, ndërsa për përgjigjet e tyre u shpërblyen me dhurata nga KRSKRR-ja.