Në kuadër të fushatës verore “Për verë të sigurt”, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Fakultetin е Sigurisë – Shkup, realizoi fushatën me moton “Alkooli është bashkudhëtar i keq – mos pi kur vozit automjet!”.
Fushata realizohet me qëllim që të tregojë efektin e dëmshëm të alkoolit në aftësinë për të vozitur automjetin dhe t’i ndërgjegjësojë shoferët për pjesëmarrjen e përgjegjshme në komunikacion.
Alkooli është një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve në komunikacion me pasoja fatale, që mund t’i prekin, jo vetëm shoferët, por edhe pasagjerët dhe këmbësorët. Vozitja e automjetit në ndikimin e alkoolit, edhe në nivele të ulëta të alkoolit në gjak, shkakton probleme me përqendrimin e shoferëve, e zvogëlon koordinimin e muskujve dhe e dëmton aftësinë për t’i arsyetuar dhe identifikuar rreziqet në mjedisin rrugor.
Pikërisht me këtë fushatë, përmes materialit edukativo-parandalues dhe bisedave me shoferët, vë në dukje rëndësinë e vozitjes së përgjegjshme, respektimin e rregullave të komunikacionit, vigjilencën dhe kujdesin për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Rekomandohet që shoferët të përdorin transportin e taksisë nëse vendosin të pinë alkool, ose automjetin e tyre ta vozit pasagjeri / miku që nuk ka pirë alkool, si dhe marrja e çelësave të automjetit të mikut tuaj që ka pirë alkool për të parandaluar vozitjen e automjetit në gjendje të dehur dhe ofrimin e sigurisë së tij.
KRSKRR-ja bën thirrje: Mos vozit automjet nëse je në ndikimin e alkoolit! Kujdesu për sigurinë tënde dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Vozit me përgjegjësi dhe udhëto në mënyrë të sigurt.