Жените возат одговорно! Биди горда што си жена и што си безбеден возач! – е пораката со која РСБСП го честита денот на жената 8-ми Март – Femrat ngasin me përgjegjësi! Ji krenare që je femër dhe që je shofere e sigurt! – është porosia me të cilën KRSKRR-ja e uron Ditën e Gruas 8 Marsin
Edhe pse ekzistojnë ende stereotipa të caktuara për rolin e femrave në shoqëri, është akoma e qartë se femrat sot janë të barabarta në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
Kur bëhet fjalë për komunikacionin, është fakt që femrat sot janë pjesëmarrëse aktive në komunikacionin rrugor, jo vetëm si këmbësore dhe çikliste, por edhe si shofere të automjeteve dhe motoçikliste, ndërsa disa prej tyre edhe si shofere profesioniste. Nëse njëzet vjet më parë, femrat përfaqësonin vetëm një përqindje të parëndësishme të shoferëve, sot kjo shifër po i afrohet 50%.
Dinamika e jetesës dhe obligimet e përditshme dhe të shumta që femra moderne duhet t’i përmbushë në një ditë pune dhe brenda familjes e imponojnë nevojën që femrat të jenë aktive në komunikacion edhe si shofere.
Pjesëmarrësit në komunikacion, veçanërisht shoferët, mund të ndahen në të sigurt dhe të pasigurt, të ndërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, ndërsa çdo ndarje e shoferëve në femra dhe meshkuj është e papërshtatshme, dhe kjo mund të bëhet vetëm për qëllime shkencore dhe statistikore.
Edhe pse në shikim të parë, femrat mund të duken shofere jo edhe aq të mira, hulumtimet tregojnë se femrat janë shofere të sigurta. Hulumtimet, në fakt, tregojnë se sjellja e shpejtë dhe agresive në komunikacion nuk është tipike për femrat, se femrat ngasin më pak nën ndikimin e alkoolit, nuk e kalojnë rrugën në semafor të kuq, nuk ngasin pa patentë shoferi, femrat më shumë i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe më shumë i respektojnë këmbësorët dhe çiklistët si pjesëmarrës të barabartë në komunikacion.
Në pajtim me të theksuarën, nëse respektimi i rregullave të komunikacionit është ngasja e femrave, nëse respektimi i kufizimit të shpejtësisë është ngasja e femrave, nëse respektimi i këmbësorëve është ngasja e femrave, nëse ngasja mbrojtëse është ngasja e femrave, atëherë le të ngasim të gjithë në mënyrën e femrave, sepse kështu është më e sigurt.
Statistikat tregojnë se meshkujt vuajnë tre herë më shumë në fatkeqësitë e komunikacionit sesa femrat. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 77% e fatkeqësive të komunikacionit me pasoja fatale janë shkaktuar nga shoferët meshkuj.
Me rastin e Ditës së Gruas, 8 Marsin, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në bashkëpunim me MPB-në organizon aktivitete edukative parandaluese me qëllim të ndërgjegjësimit kundër stereotipave për femrat si shofere të këqija. Në përputhje me këtë, më 7 dhe 8 mars në disa qytete janë organizuar aksionet për shpërndarjen e luleve për shoferet femra dhe shpërndarjen e maskave mbrojtëse për fytyrë, fletushkave, aromatizuesve të automjeteve dhe materialeve të tjera edukative.
Aktivitetet zhvillohen me moton: Femrat ngasin me përgjegjësi! Ji krenare që je femër dhe që je shofere e sigurt!
GAZUAR “8 MARSIN”
#NGASMEPËRGJEGJËSI!