Билети за натпреварот Еурофарм Пелистер-Нексе за секој кој користи сигурносен појас – Bileta për ndeshjen Eurofarm Pelister-Nekse për secilin që përdor rrip të sigurimit
Klubi i hendbollit Eurofarm Pelister mori pjesë në mënyrë aktive në fushatën e KRSKRR-së për të rritur ndërgjegjësimin për përdorimin më të madh të rripit të sigurimit nga shoferët dhe pasagjerët.
Euforia e hendbollit që ka kapluar Manastirin këto ditë në pritje të ndeshjes Eurofarm Pelister dhe Nekse nga Nashice kishte “episodin” e saj në rrugët e Manastirit. Për habinë e përgjithshme të banorëve të Manastirit, dje në Manastir nga KRSKRR-ja, MPB-ja dhe Kryqi i Kuq-Manastir dhe me mbështetjen e KH Eurofarm Pelister, u organizua aksioni parandalues edukativ në kuadër të fushatës “Vendos rrip të sigurimit”.
Drejtori sportiv i КH Eurofarm Pelister, Dimitar Mitrevski dhe lojtarët e ekipit kombëtar maqedonas Nikolla Mitrevski dhe Goce Ojleski, kryetarја е KRSKRR-së, Gordana Kozhuvarovska, Sashe Gilevski – shef i Sektorit të Parandalimit të SPB Manastir dhe përfaqësuesit e organizatës komunale të Kryqit të Kuq në Manastir, dje në rrugët e Manastirit ndanë aromatizues për automjete dhe material tjetër edukativ me këshilla dhe mesazhe për atë kush, kur dhe pse duhet të përdor rrip të sigurimit në automjet.
Shoferët dhe pasagjerët që i respektuan rregullat e komunikacionit dhe të cilët tashmë kishin vendosur rripin e sigurimit u befasuan dhe fituan bileta për ndeshjen Eurofarm Pelister dhe Nekse, ndërsa disa nga ata me fat morën edhe disa fanella ose bluza nga përfaqësuesit e kombëtares maqedonase dhe përfaqësuesit e klubit.
Aksioni “Vendos rripin e sigurimit” vazhdon edhe sonte, gjatë ndeshjes. Të gjithë vizitorët në ndeshjen e sotme midis Eurofarm Pelister dhe Nekse do të marrin material edukativ dhe aromatizues për automjet të brenduar me ngjyrat e klubit dhe rripin e sigurimit.
“Vendos rripin e sigurimit” – për sigurinë tënde! – është mesazhi që u është dërguar dje shoferëve dhe pasagjerëve në Manastir.