Активности на РСБСП за одбележување на Светскиот ден на сеќавање на жртвите од сообраќајните незгоди – Aktivitetet e KRSKRR-së për shënimin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave nga Fatkeqësitë e Komunikacionit
Me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave nga Fatkeqësitë e Komunikacionit, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor realizon fushatë me qëllim të edukimit dhe ndërgjegjësimit të pjesëmarrësve në komunikacion për pasojat e fatkeqësive të komunikacionit. Për atë qëllim, KRSKRR-ja në bashkëpunim me MPB-në dhe KKSKRR-në, organizon ngjarje publike dhe aksione edukative në disa komuna, si në vijim:
• 15 nëntor – Strumicë
• 17 nëntor – Manastir
• 17 nëntor – Kumanovë
• 18 nëntor – Shtip
• 19 nëntor – Kavadar
Në kuadër të ngjarjeve publike dhe aksioneve edukative, mesazhi që KRSKRR-ja u dërgon pjesëmarrësve në komunikacion është: Fatkeqësitë e komunikacionit nuk janë aksidentale, por shkaktohen nga pjesëmarrja e pakujdesshme dhe e papërgjegjshme në komunikacion. Të gjithë jemi viktima të mundshme! Ngas me përgjegjësi!
Aktivitetet e KRSKRR-së në kuadër të fushatës për shënimin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave nga Fatkeqësitë e Komunikacionit vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme!
#NGASMEPËRGJEGJËSI!