Sot në Manastir, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në bashkëpunim me KKSKRR Manastir dhe SPB Manastir – Departamenti për Parandalim, realizuan aktivitete nga fushata “Parko me ndërgjegje! Parko me përgjegjësi!”.
Pjesëmarrësve në komunikacion u shpërndanë fletushka me përmbajtje parandaluese-edukative dhe këshilla të dobishme për avancimin e sigurisë në komunikacionin rrugor. Theksi u vu në automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt, të cilat jo vetëm që e vështirësojnë lëvizjen e këmbësorëve, çiklistëve dhe mjeteve motorike, por janë edhe rrezik potencial për shkaktimin e aksidenteve në komunikacion.