Сообраќајно превентивната акција „ДА ГИ ЗАШТИТИМЕ ДЕЦАТА ВО СООБРАЌАЈОТ“ – Aksioni parandalues i komunikacionit “T’I MBROJMË FËMIJËT NË KOMUNIKACION”
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, të organizuar nga SPB Strumicë, me rastin e Ditës së Parandalimit të Policisë, organizoi ligjëratë edukative për fëmijët e klasës së parë. Qëllimi i këtij aksioni është njohja e fëmijëve të klasës së parë dhe fëmijëve të moshës parashkollore me rregullat themelore në komunikacion dhe sinjalizimin e komunikacionit përmes ligjëratave edukative me prezantimin e abetares së komunikacionit dhe mbajtjen e ligjëratave vizuale në rrugë me policinë e komunikacionit. Ligjërata edukative u mbajt në hapësirat e SPB Strumicë dhe në shkollën fillore “Goce Dellçev” – fshati Angellci, Strumicë.