Në dy ditët e kaluara, ndodhën dy ngjarje veçanërisht të rëndësishme për Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, z. Gjorgje Ivanov, i ndau Këshillit Republikan një mirënjohje të lartë shoqërore “Karta e Republikës së Maqedonisë”. Ndarja e kësaj mirënjohjeje të lartë shoqërore është meritë për të gjithë punën e kaluar, për të gjitha fushatat, konferencat, ngjarjet dhe manifestimet e organizuara me sukses në vitet e kaluara dhe rasti është kremtimi i 55 viteve të ekzistencës aktive dhe punës së Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.
Ky, për ne, një akt i pazakontë, ndarja e mirënjohjes së lartë shoqërore “Karta e Republikës së Maqedonisë” Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, pikërisht tani, kur Këshilli shënon një përvjetor të rëndësishëm – 55 vjet ekzistencë dhe veprim aktiv, për Këshillin, është një nder i madh, besim, detyrim dhe motivim më shumë, në të ardhmen të vazhdojmë të punojmë edhe më intensivisht për t’i arritur përpjekjet tona për të zvogëluar numrin e personave të vdekur në fatkeqësi komunikacioni – tha kryetari i KRSKRR-së – mr. Stojçe Stamenkovski me rastin e ndarjes së mirënjohjes së lartë nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë.
Një numër i vogël i organizatave në Republikën e Maqedonisë që mund të mburren me një histori të gjatë dhe të cilat janë prezente, aktive dhe të mbështetura nga qytetarët për më shumë se gjysmë shekulli. Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, me aktivitetet e tij për 55 vitet e kaluara, promovohet si një nga organet udhëheqëse në vend për avancimin e veprimeve parandaluese të komunikacionit. Përmes aktiviteteve të tij të shumta, Këshilli çdo ditë e demonstron përkushtimin e tij për ndërtimin e një shoqërie me nivel të lartë të kulturës së komunikacionit, një shoqëri me sistem efikas të menaxhimit dhe kontrollit të komunikacionit rrugor.
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 55 viteve të ekzistencës dhe punës aktive të KRSKRR-së, e shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë faktorët shoqërorë të cilët në çdo mënyrë e mbështetën dhe ndihmojnë KRSKRR-në në arritjen e vlerave të larta njerëzore dhe civilizuese, të tilla si shpëtimi i jetëve njerëzore dhe zvogëlimi i numrit të personave të vdekur dhe të lënduar në fatkeqësitë e komunikacionit dhe njëkohësisht u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve që të jenë pjesëmarrës të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në komunikacion, të japin shembull personal dhe secili pjesëmarrës në komunikacion të kontribuojë në rrjedhën e sigurt të komunikacionit.
Me rastin e përvjetorit, 55 vjet ekzistencë dhe veprim aktiv të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, akademia solemne u mbajt mbrëmë në sallën e Teatrit Kombëtar Maqedonas në Shkup. Ngjarja u ndoq nga një numër i madh i personave të afirmuar, ekspertëve, profesionistëve dhe shumë të tjerëve të cilët për 55 vitet e fundit ishin pjesë e punës së KRSKRR-së dhe dhanë kontributin dhe shenjën e tyre personale në avancimin e kulturës së komunikacionit dhe ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Në kuadër të akademisë, fjalim mbajti kryetari i KRSKRR-së, Stojçe Stamenkovski duke potencuar bindjen dhe besimin e fortë në punën e Këshillit dhe duke theksuar se Këshilli do të vazhdojë të punojë me intensitet edhe më të madh për të mirën e komunitetit dhe shoqërisë me qëllimin e vetëm të udhëtimit të sigurt dhe komunikacionit pa viktima.
Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sanja Dimitrievska në fjalimin e saj në ngjarjen theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme në punën e saj vë theks të barabartë, si në komponentin parandalues dhe veprimin parandalues të komunikacionit, ashtu edhe në detyrimin, përkatësisht sanksionimin e pjesëmarrësve të cilët nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit, por thekson se pa marrë parasysh sa insiston Ministria e Punëve të Brendshme, nuk mund të jemi në çdo pjesë dhe në çdo kohë të rrjetit të komunikacionit në Republikën e Maqedonisë, dhe për shkak të kësaj, theksoi me rëndësi thelbësor është roli i KRSKRR-së në ndërtimin e sistemit efikas për t’u përballur me fatkeqësitë në komunikacion dhe viktimat nga fatkeqësitë e komunikacionit përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë së pjesëmarrësve në komunikacion.
Në shenjë të bashkëpunimit të mirë, mbështetjes së fortë dhe ndarjes së vizionit të përbashkët për komunikacionin më të sigurt, pllaketa iu ndanë: LAMM-së, MPB-së, Kryqit të Kuq dhe dr. Nikolla Angeleski – ish-kryetar i KRSKRR-së.
Përpjekjet e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor kanë qenë dhe do të mbesin gjithmonë në drejtim të ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, si përparësia më e lartë shoqërore dhe përdorimi i potencialit të përgjithshëm institucional dhe shoqëror për të zvogëluar numrin e viktimave në fatkeqësitë e komunikacionit në Republikën e Maqedonisë.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.