2500 заштитни маски од РСБСП за сообраќајната полиција – 2500 maska mbrojtëse nga KRSKRR-ja për policinë e komunikacionit
Në këto momente të vështira, gjëja më e rëndësishme është të jemi të bashkuar, unik dhe në solidaritet me njëri-tjetrin. Përveç punëtorëve shëndetësorë, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjithashtu u përballën me sprova dhe sfida të shumta me qëllim të përballjes me sukses me situatën e sapokrijuar me virusin Covid-19. Në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje, KRSKRR-ja dhuroi 2500 maska mbrojtëse për policinë e komunikacionit. Partneriteti dhe bashkëpunimi midis KRSKRR-së dhe MPB-së vazhdojnë edhe në kushtet e pandemisë. Në këtë periudhë, gjëja më e rëndësishme është që të gjithë ne, edhe si individë, edhe si institucione, të jemi të përgjegjshëm dhe të bashkuar dhe në mënyrë të ndërsjellë të mbështetemi dhe ndihmohemi.
#Qëndronështëpi